Futboll

Renditja e specialistëve nga goditjet e lira, mes tyre një shqiptar

Goditjet e dënimit janë një art më vete dhe nuk i shënojnë dot të gjithë, por këto vitet e fundit ka pasur thatësire duke përjashtuar Lionel Messin, specialistin.

Mediat iberike publikuan 10 futbollistët që kanë shënuar më shumë gola nga goditjet e lira, duke llogaritur si hark kohor 5 vitet e fundit. Në shqyrtim janë marrë vetëm 5 ligat kryesore evropiane, ato që konsiderohen elitë. I vetmi që ka shënuar më shumë se 10 gola nga goditjet e dënimit në 5 vitet e fundit është Leo Messi, i cili ka transformuar 21 të tilla.

Goli i fundit ndaj Athletic Bilbao tregoi edhe njëherë instiktin vrasës nga goditjet në kufi të zonës. Askush nuk i afrohet Lionel Messit në këtë specialitet.

Në pozicionin e dytë është Aleksandar Kolarov me 8, duke e ndarë me Ward-Prowse. Pastaj Dybala dhe Iago Aspas, të cilët shënuan 7.

Në këtë renditje speciale është edhe një shqiptar që spikat në goditjet e lira afër zonës. Ai është Enis Bardhi që aktivizohet te Levante dhe përfaqëson Maqedoninë e Veriut.

Mesfushori shqiptar ka shënuar 6 gola në këtë mënyrë dhe të gjithë në La Liga e krahasojnë me Messin për nga mënyra e ekzekutimit dhe zgjuarsisë së gjuajtjes. Po gjashtë nga ky specialitet në 5 vitet e fundit kanë edhe Parejo i Villarreal, Fekir i Betis dhe Verdi Torinos. Siç shihet, në La Liga ka më shumë specialistë nga goditjet e lira.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë