Futboll

Renditja e klubeve më të pasura, Barcelona kalon Real Madrid

Për sezonin 2018-2019, Barcelona është klubi i futbollit që shpenzon më shumë para për rrogat e lojtarëve. Kampionët spanjollë kanë lënë pas rivalët e tyre të Real Madrid dhe të gjitha klubet angleze në këtë renditje, duke konfirmuar kështu edhe një herë rritjen e ndjeshme të shpenzimeve, pas merkatos së fortë që ka bërë në dy vitet e fundit.
Në sezonin e shkuar shuma totale që Barcelona pagoi për rrogat e lojtarëve ishte 424 milionë paund. Ndërsa për këtë vit të ri futbollistik që ka nisur rrogat e Mesit me shok do të shkojnë më shumë se 487 milionë paund.

Rroga e Mesit përbën 15% të totalit të shifrës që Barcelona paguan për rrogat. Real Madrid që ndjek Barcelonën në këtë renditje, jep 80 milionë paund më pak për lojtarët e tij. Sigurisht në këtë pikë ndikon shumë largimi i Ronaldos, që merrte më shumë se 25 milionë në vit, por edhe nisma “low cost” që “los blancos” kanë ndërmarrë në këto dy vitet e fundit.

Podiumi në këtë renditje plotësohet nga Mançester Junajtid, që me 40 milionë paund më shumë lë pas rivalët e Siti. Pas skuadrës së Pep Guardiolës vijnë milionerët e PSG. Francezët do shpenzojnë 272 milionë paund për rrogat e lojtarëve këtë sezon. Pas tyre vijnë kampionët gjerman të Bajern Mynih që do të paguajnë 265 milionë paund.
Vetëm vendi i 7-të për Juventus, që është i vetmi klub italian në “top 10”. Pas mbërritjes së Ronaldo, Juventus do të paguaj 225 milionë paund për këtë sezon si rroga lojtarësh.
Në vendet e 8-të, 9-të dhe të 10-të janë sërish tre klube angleze, Çelësi, Liverpul dhe Arsenal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë