Politike

“Rendi dhe siguria publike në pikiatë”. Salianji: Halli më i madh i policisë politike është si t’i manipulojë krimet!

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit kriminale, ku sipas tij rendi dhe siguria janë në pikiatë.
Me anë të një postimi në Facebook, deputeti demokrat thotë se halli më i madh i policisë politike është si të mbulojë, manipulojë dhe fshehë krimet!

Sipas tij, policia politizohet ‘për të dhënë mesazhin tek banditët që më kriminelët mbrohen’!

“Vetëm çlirimi i policisë nga prangat e krimit dhe rikthimi i saj në shinat e ligjshmërisë rikthen besimin tek punonjësit e policisë dhe e kthen policinë e shtetit në shërbim të interesave të qytetarëve dhe jo në interesa të bandave”, shkruan Salianji!

“Ndërkohë që krimi ka marrë dhenë - shkruan deputeti i PD - ministri i Brendshëm as dihet ku është fshehur”.

Reagimi i Salianjit:

“Rendi dhe siguria publike në pikiatë, vrasjet, plagosjet, vjedhjet po bëjnë kërdinë ndërkohë që halli më i madh i policisë politike është si të mbulojë, manipulojë dhe fshehë krimet!

Policia e politizuar po politizohet dhe më tej, për të dhënë mesazhin tek banditët që më kriminelët mbrohen! Parandalim as që bëhet fjalë por policia nuk kap dot as kriminelët ordinerë, oligarkët e krimit ndërkohë emërojnë drejtuesit dhe caktojnë shefat e policisë!

Vetëm çlirimi i policisë nga prangat e krimit dhe rikthimi i saj në shinat e ligjshmërisë rikthen besimin tek punonjësit e policisë dhe e kthen policinë e shtetit në shërbim të interesave të qytetarëve dhe jo në interesa të bandave!

Ndërkohë që krimi ka marrë dhenë në rrugë ministri i Brendshëm as dihet ku është fshehur!”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë