Renault dhe Plug Power bëhen bashkë për të ndërtuar furgonë me hidrogjen, një shpikje që do të dalë në treg këtë vit.
Dy kompanitë kanë në plan të fillojnë ndërtimin e tre llojeve të furgonëve dhe të gjithë do të përdorin motorët e njëjtë elektrikë që tani kanë versionin plotësisht elektrik. Kjo ndërmarrje e përbashkët u njoftua nga të dy kompanitë në janar.
“Objektivi, padyshim, është shpejtësia, ky është shqetësimi ynë i parë”, tha David Holderbach, drejtori ekzekutiv i Hyvia(emri i bashkëpunimit) , në një intervistë.
Përfaqësuesit e Renault thonë se hidrogjeni do të luajë një rol kryesor në transport ndërsa bota zhvendoset nga lëndët djegëse fosile. Ky mendim pasqyrohet në emrin e ri, një kombinim i “hidrogjenit” dhe “via”, fjalës latine. Automjetet nuk prodhojnë emisione të gazrave serrë dhe ato mund të furnizohen me hidrogjen për më pak se tre minuta, shumë më shpejt sesa një automjet elektrik mund të rimbushë baterinë. Automjetet janë gjithashtu më të lehta, një avantazh i veçantë për furgonët e transportit dhe kamionët.
“Ju mund të merrni karburant brenda pak minutash dhe të bëni biznes si zakonisht”, tha Holderbach.
Dy nga furgonët do të projektohen për shpërndarjen e mallrave, ndërsa i treti do të konfigurohet si një autobus.
Plug Power ndërtoi biznesin e saj duke bërë pika karburanti por kompania ka nënshkruar një seri marrëveshjesh vitin e fundit për t’u zgjeruar në biznese të tjera, duke përfshirë prodhimin dhe shpërndarjen e hidrogjenit. Plug dhe Renault nuk kanë zbuluar se sa po investojnë në Hyvia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.