Deputetja e PDIU-së në qarkun Dibër, Reme Lala, e cila në këto zgjedhje do të garonte me siglën e PS-së për qarkun e Tiranës, ka dhënë dorëheqjen.
Vetë Reme Lala as nuk e ka mohuar, por as pohuar këtë lajm.
Ndërkohë, burime nga PS-ja bëjnë me dije se Reme Lala ka dhënë dorëheqjen 24 orë më parë, jo vetëm për shkak të lëvizjeve të fundit që Edi Rama po bën, faktin se ajo ishte dërguar bashke me Elisa Spiropalin në Dajt, Karrabe dhe Petrelë, (duke qenë e dubluar), por edhe për shkak të një ndërhyrje ndërkombëtare, pasi zgjedhja e saj në parlamentaret e 2017-ës u diskutua mjaft nga opozita, si pjesë e kontestimeve që PD pati për vjedhje votash në atë qark.
Prej kohësh, Reme Lala ka bërë fushatë në Facebook për PS-në duke zhvilluar takime intensive me banore të zonave që ajo mbulonte.
Nuk dihet nëse Reme Lala do të garoje për një tjetër sigël partie, apo do t’i qëndrojë angazhimit në PS edhe pse nuk do të jetë në listën e kandidatëve për deputet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.