Motosport

Rekordi i Verstappen dhe prova bindëse e Hamilton në Imola

Fundjava në “Emilia-Romagna Grand Prix” prodhoi një garë spektakolare në jubileun e 400 të Red Bull me fitoren e Max Verstappen në Imola. Ndërsa Lewis Hamilton dhe Ferrari iu dhanë tifozëve të Scuderia-s diçka për të festuar pas zhgënjimit të së shtunës.
• Verstappen fitoi garën e dytë të sezonit dhe të 65 në karrierë.
• Red Bull zhvilloi garën e 400 në historinë e skuadrës.
• Verstappen vendosi rekordin e cirkuitit në Imola me4 fitore rradhazi.
• Lando Norris në vendin e 2 konfirmoi dy vendet e para ashtu si në “2024 Emilia-Romagna Grand Prix”.
• Ishte podiumi i 4 rradhazi për Norris, pa fitore në Imola.
• Norris dhe Piastri rregjistruan podiumin e 6 (secili) këtë sezon për Mclaren .
• Verstappen dhe Norris u renditën në pozicionet 1-2 për të 11 garë në Formula 1.

• Piastri në vendin e 3 formoi 3 vendet e para në invers me Klasifikimin e përgjithshëm (22 pikë ndajnë mes tyre).
• Lewis Hamilton në vendin e 4 ishte rezultati më i mirë te Ferrari që e vendos britanikun përpara Kimi Antonelli-t në Klasifikimin e pilotëve.
• Hamilton mundi për të parën herë Charles Leclerc te Ferrari.
• Alex Albon u rendit për të 3 herë në vendin e 5 për Williams këtë sezon (skuadra nuk ishte renditur asnjëherë në top6 mes 2022-2024).
• Për Williams ishte rezultati më i mirë në Imola që nga koha e Juan-Pablo Montoya-s që u rendit i 3 në vitin 2004.
• Me vendin e 6, Leclerc është renditur në zonën e pikëve në të gjitha garat e këtij sezoni por vetëm në Arabinë Saudite u ngjit në podium.
• George Russell (në vendin e 7) është piloti i vetëm përvç Piastri-t, Norris dhe Verstappen që ka marrë pikë në çdo garë të 2025.
• Me Carlos Sainz në vendin e 8, Williams mori pikë me të dy makinat për të 3 garë rradhazi.

• Isack Hadjar u rendit në vendin e 9 dhe Racing Bulls merr pikë në Imola në çdo garë prej rikthimit të cirkuitit në kalendar nga viti 2020.
• Ishte renditja e tretë në 5 të fundit për Hadjar në zonën e pikëve.
• Në makinën e dytë Red Bull dhe i nisur nga “pit-lane”, Yuki Tsunoda u rendit në vendin e 10, për të dytin vit rradhazi.
• Aston Martin dhe Fernando Alonso u renditën për të 3 herë këtë sezon në vendin e 11.
• Nico Hulkenberg (i 12) prodhoi rezultatin më të mirë për Kick Sauber që prej Australisë, në atë që ishte gara e 600 për zviceranët.
• Antonelli u tërhoq, duke dështuar në garën e shtëpisë.
• Esteban Ocon nuk mbylli një garë për të parën herë që nga mbërritja te Haas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë