Futboll

Rekordi i Messit? Santos nuk është dakord: Pelé shënoi 1,091 gola me ne

Lionel Messi ia doli, ‘mundi’ Pelé. Ose të paktën një nga rekordet e O’Rey. Me golin e shënuar në ndeshjen e fundit, Pleshti ngjitet në kuotën 644 me fanellën e Barcelonës, një më shumë se ato të realizuar me të njëjtën fanellë – atë të Santos – nga legjenda braziliane: Falë golit të shënuar në ndeshjen kundër Valladolid, Messi ka thyer rekordin që i përkiste Pelé nga 1974, kur shënoi golin e fundit me fanellën e Santos. Pavarësisht mundësisë për lamtumirën në fund të sezonit, nëse jo që në janar, 6 herë Topi i Artë nuk ka reshtur kurrë së dhëni kontributin e tij për skuadrën që e bëri të madh, duke arritur kështu të kalojë edhe një si O’Rey.

Pasi Messi theu rekordin e Pelè, Budweiser, marka e famshme e birrës amerikane, ka njoftuar se i ka dërguar të gjithë portierëve të mundur në karrierë nga Pleshti (160) një shishe të personalizuar me firmën e Messit e golin referues.  Por, ka nga ata që nuk që nuk e kanë pranuar “rezultatin”. I tillë është pikërisht Santos, ekipi historik i Pele, i cili madje ka lëshuar një deklaratë zyrtare për të nxjerrë në pah pozicionin e tij në këtë drejtim.

“Sipas disa statistikave, argjentinasi Lionel Messi është bërë lojtari me më shumë gola për të njëjtin klub, duke arritur 644 gola me Barcelonën, përjashto miqësoret. Sidoqoftë, një pjesë e shtypit raporton për historinë, duke hequr më të mirën nga të gjitha rekordet, golat e përgjithshëm në klube. Pele shënoi 1091 gola për Santos. Sipas raporteve në shtypin e kohës, ‘Mbreti’ i futbollit shënoi 643 gola në ndeshje zyrtare dhe 448 gola në ndeshje miqësore, të cilët u përjashtuan. Nuk e kuptojmë pse do të kishin më pak vlerë se të tjerët.

448 golat e miqësoreve që ata përpiqen të skualifikojnë sot u shënuan kundër ekipeve shumë të famshme. América (Meksikë) dhe Colo Colo (Kili) kanë pësuar 9 gola secili nga Pele. Interi, një nga skuadrat kryesore europiane në vitet 1960, pësoi 8 gola të tjerë nga ‘Mbreti’. Lista është e pamasë”. Santos pretendon rekordin e Pelé dhe mbështetet në golat e shënuar në ndeshjet miqësore, të cilët, megjithatë, siç ndodh gjithmonë në këto raste, rregullat zyrtare të vendosura nga FIFA nuk i llogarisin si statistika.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë