Ngjarje

Rekord pjesëmarrësish në Maratonën e Tiranës, Luiza Gega nuk zhgënjen asnjëherë

Gazeta Si – Maratona e Tiranës zhvilloi sot edicionin e 7-të të saj me një numër rekord pjesëmarrësish. Më shumë se 4000 persona vrapuan sot në rrugët e kryeqytetit. Pjesa më e madhe e garuesve ishin shqiptarë, ndërsa 1200 prej tyre përfaqësonin më shumë se 40 vende të tjera.

“Kemi pasur pjesëmarrjen më të lartë edhe ndërkombëtarisht, 47 vende. Kur mendon që Ukraina dhe Izraeli janë në luftë dhe ne kemi pasur vrapues edhe nga këto dy vende, është një kartolinë e jashtëzakonshme për Tiranën, ‘qershia mbi tortë’ e një viti ku Tirana ishte kryeqyteti europian i sportit”, - tha kryebashkiaku Veliaj.

Atletja jonë më e mirë, Luiza Gega, ka fituar garën e 21 kilometrave. Ajo nuk zhgënjen asnjëherë. Për meshkuj rezultatin më të mirë e ka arritur Ilir Këllezi.

Fituesit sipas kategorive:
42 kilometra
Femra
1 Natalia Semenovych
2 Hellen Jepkosgei Kimutai
3 Sonia Cekini
Meshkuj
1 Ezekiel Kipkorir
2 Laban Cheruiyot
3 Hosea Kiplagat Tuei

21 kilometra
Femra
1 Luiza Gega
2 Glorius Jepkirui
3 Ronah Nyaboke Nyabochoa
Meshkuj
1 Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo
2 Kennedy Kimutai Kaptila
3 Nicolo Bedini

10 kilometra
Femra
1 Gresa Bakraci
2 Redia Dauti
3 Anila Skora
Meshkuj
1 Panagiotis Karaiskos
2 Bledar Mesi
3 Krzysztof Szymanowski

42 kilometra
Meshkuj
1 Ilir Këllezi
2 Renato Dorzi

3.Altin Vorpsi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë