Futboll

Rekord në futbollin e femrave, Kosovare Asllani realizon 3 gola për 155 sekonda

Është regjistruar sot një rekord në futbollin e femrave dhe protagoniste është një shqiptare, Kosovare Asllani. Ajo ka realizuar 3 gola për Realin e Madridit në më pak se 3 minuta, saktësisht për 155 sekonda.

Asllani është nga Kosova, por ka pasaportë suedeze dhe luan për kombëtaren e Suedisë në futboll për femra, si dhe për klubin e madh spanjoll të Real Madridit. Rekordi është regjistruar në ndeshjen e kampionatit ndaj Valencias, që përfundoi me rezultatin 3-1.

Asllani feston një nga 3 golat ndaj Valencias. Gazeta Si, 6 shkurt 2021

Të 3 golat mbajnë firmën e Kosovare Asllanit, sulmueses 31-vjeçare. Para Realit, Asllani ka qenë pjesë e Mançester Sitit dhe PSG-së, dy klube të tjera të mëdha europiane. Ajo është nominuar më parë edhe për “Topin e Artë” në futboll për femra, ndërsa tashmë e sheh emrin e saj në librin e rekordeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë