Para

Rekord kursimesh në banka / Në një vit depozitat u rritën me 60 miliardë lekë

Nga Gazeta ‘SI’- Viti 2024 është mbyllur me tregues pozitivë për sa i përket depozitave bankare.

Sipas shifrave nga Banka e Shqipërisë, në fund të dhjetorit kursimet në banka u shtuan me 1.8%, ose me 25 mld lekë. Në total, stoku i kursimeve arriti 1.361 trilion lekë nga 1.336 që ishte në muajin nëntor.

Pas tremujorit të parë të vitit, ecuria e depozitave qenë pozitive me luhatje në disa muaj.

Depozitat në valutë janë rritur me 1 miliardë lekë nga nëntori në dhjetor, ndërsa ato në lekë me 24 miliardë. Gjithsesi, valutat vazhdojnë të dominojnë stokun e depozitave dhe mbajnë më shumë se  50% të totalit.

Nga dhjetori 2023, kursimet në banka janë shtuar me rreth 60 miliardë lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë