Nga Gazeta ‘SI’ – Në vitin që lamë pas konsumi i karburanteve në vend arriti në 614.5 mijë ton, sasia më e lartë që para pandemisë. Të dhënat janë bërë publike nga Drejtoria e Doganave që raporton se vetëm nga 2022-shit, importi i karburanteve është rritur me 58 ton.
Sasia më e madhe e karburantit të importuar është në gusht, kur janë zhdoganuar 65.5 mijë ton karburante.

Vlera e kësaj sasie të importuar në buxhetin e shtetit është mbi 48 mld lekë me rritje të lehtë nga 2022-shi. Të ardhurat nga karburantet janë zëri kryesor i taksave doganore dhe zënë 22.1% të totalit të arkëtimeve për 2023-shin. Ndryshimi është me 9% nga 2022-shi.
Doganat raportojnë se edhe produktet e tjera të akcizës si cigaret, birra dhe kafeja kanë pësuar rritje të ndjeshme gjatë 2023-shit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




