Shendet

Rekord i ri vdekjesh nga Covid-19, Rusia ndalon punën nga 30 tetori deri më 7 nëntor

Në ditën kur Rusia regjistron një rekord të ri të vdekjeve nga Covid – deri në 1,028 vdekje pas 1,025 të një dite më parë dhe shifra po rritet dita-ditës – presidenti Putin pranon propozimin e zëvendës-kryeministres Tatiana Golikova për të ndaluar vendin për nëntë ditë.

Në të vërtetë nuk do të jetë një izolim, por një mbyllje e të gjitha vendeve të punës nga 30 tetori deri më 7 nëntor, përfshirë pagesën e rrogave. Qeveria gjithashtu u ka kërkuar kompanive që të paktën një e treta e punonjësve të tyre të punojnë në distancë.

Masa vjen pasi, për javë të tëra, Rusia ka qenë në mes të një vale të re infeksionesh dhe vdekjesh: nga 17 mijë raste më 17 shtator, ka mbërritur në 32,285 dje, me një përshkallëzim që gjithashtu tërhoqi një rritje të vdekjeve të kaluara nga një mesatare prej 700 në ditë në periudhën midis korrikut dhe shtatorit (ato kishin rënë nën 400 në pranverë) në mbi një mijë në 48 orët e fundit.

Rusët janë të kujdesshëm ndaj vaksinës

Për të kuptuar përhapjen e virusit, është e nevojshme të kihet parasysh përqindja e ulët e njerëzve të vaksinuar në vend dhe mungesa, deri pak orë më parë, e masave të kontrollit.

Vetëm 32% e pothuajse 146 milionë rusëve, janë plotësisht të vaksinuar: pavarësisht vaksinës “prodhuar në Rusi”: Sputnik, është eksportuar praktikisht në të gjithë botën (por nuk është ndër ato të njohura nga EMA), por qytetarët rusë janë shumë të kujdesshëm ndaj vendimeve të qeverisë për çështjet shëndetësore.

Në këto orë, presidenti Putin ka nisur një apel për popullatën, që të “tregojnë përgjegjësi” dhe të vaksinohen, ndërsa zëvendës-kryeministrja Golikova, u ka kërkuar rajoneve kontrolle më të mëdha mbi kufizimet anti-Covid në fuqi në nivel lokal, por kryesisht të injoruara nga rusët.

Pak kufizime dhe nuk respektohen

Kremlini, deri më tani, ka qenë gjithmonë i kujdesshëm në vendosjen e kufizimeve në nivel kombëtar, por metropolet e Moskës dhe Shën Petersburgu, kanë vendosur për masa strikte, edhe pse të kufizuara.

Në ish-kryeqytetin e perandorisë cariste, nga 1 nëntori do të lejohet hyrja në vendet publike vetëm me “green pass” (përveç bareve dhe restoranteve) dhe punonjësit publik do të punojnë vetëm nga distanca, ndërsa për individët privatë, rekomandohet ‘smart working’.

Në Moskë, personat mbi 60 vjeç në izolim

Në Moskë, maska ​​është përsëri e detyrueshme, por vetëm në vendet publike dhe në mjetet e transportit, edhe pse pak e mbajnë me të vërtetë. Ndërkohë bllokimi do të jetë i detyruar në Moskë për të gjithë të personat mbi 60 vjeç të pavaksinuar dhe pa punë: ata duhet të qëndrojnë në shtëpi nga e hëna e ardhshme deri më 25 shkurt dhe mund të dalin vetëm për të marrë ajër dhe për të blerë.

Putin do të jetë në G20 nga distanca

Shqetësimi për përhapjen e virusit ka hyrë më në fund në zyrat e Kremlinit dhe vetë Putini i ka komunikuar kryeministrit italian Draghi, se ai do të marrë pjesë në G20-ën e ardhshme në Romë vetëm përmes lidhjes me video, pikërisht për shkak të situatës kritike në Rusi.

Duke folur në video me zyrtarë qeveritarë, presidenti rus tha gjithashtu se ndalesa në punë mund të zgjatet në rajone të caktuara, sepse situata epidemiologjike po evoluon, ndryshe në çdo rajon dhe u ka lënë autoriteteve vendore fuqinë për të marrë masa shtesë.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë