Futboll

Rekord i ri për Kane

Goli i parë që Harry Kane shënoi në fitoren e Bayern 4-0 në transfertën ndaj Heidenheim bëri që anglezi të thyejë një tjetër rekord të Erling Haaland. Talismani bavarez arriti në kuotën e 24 golave këtë sezon dhe plotësoi shifrën e 60 golave në 60 ndeshje në Bundesliga. Rekordi i vjetër mbahej nga ish sulmuesi i Borussia Dortmund (aktualisht te Manchester City) Erling Haaland – që kishte shënuar 60 gola në 65 ndeshje për verdhezinjtë.

Kane ka kontribuar për 75 gola në 60 ndeshje në Bundesliga (60 gola dhe 15 asists) me një mesatare gol/asist për çdo 72 minuta. Që prej golit dhe asist-it në debutim ndaj Werder Bremen në javën e 1-rë të sezonit 2023/24, anglezi ka shënuar ndaj do rivali në kampionat. Kur duhen edhe ndeshje deri në fund dhe diferenca e siguruar nuk mund të jetë më pak se pikë nga Bayer Leverkusen, fansat e “King Kane” mund të shpresojnë që ai do të vazhdojë të ndihmojë “Rekordmeister” për titullin e 33 në Bundesliga.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë