Nafta ka rënë nën 1 $ fuçia sot teksa pandemia e koronavirusit vazhdon të rrënojë ekonomitë botërore, duke kërcënuar kështu fshirjen e një dekade të tërë rritjeje ekonomike, përgjysmimin e mijrave vendeve të punës dhe fshirjen e qindrave miliardave vlerësimeve në bursë të kompanive të ndryshme.
Aktivitetet ekonomike dhe industriale në mbarë botën po ndalen teksa qeveritë zgjasin masat e karantinës si rezultat i përhapjes së shpejtë të koronavirusit. Nafta ndërkohë po përballet me efektet kaskadë që ka sjellë koronavirusi. Tregu i saj është i mbingarkaur në ofertë dhe me kërkesë thuasje inekzistente. Lëvizja e paprecedentë e OPEC-ut dhe aleatëve të saj një javë më parë për të ulur ofertën e naftës duket se nuk po ndihmon në stabilizimin e tregut aktualisht.
Që prej fillimit të vitit çmimet e naftës kanë rënë me më shumë se 80% (ose ndryshe me 50 $) e kjo prej goditjes që kërkesa ka pësuar nga koronavirusi dhe mos arritjes së dakortësimit në fillim midis Rusisë dhe Arabisë Saudite për të ulur ofertën e naftës. Pa një parashikim se kur mund që të ndalohet koroanvirusi dhe me prodhuesit që vazhdojnë e prodhojnë naftë duke se një reaksion zinxhir i shitjes masive ka nisur tek tregtarët e kontratave më afat të naftës të cilët nuk kanë akses në magazinimin e fuçive të naftës.

Ka shenja dobësie kudo. Blerësit në Teksas janë duke ofruar e 2 $ për një fuçi nafte, duke ngritur kështu mundësinë që prodhuesit së shpejti të paguajnë për t’a hequr nga duart e tyre naftën. Në New York West Texas Intermediate aktualisht në orën 14:12 (me orën lokale të New Yorkut) ka kapur vlerën prej 0.01 $ ( rënie prej 99.99 % nga sesioni i mëparshëm i tregtimit) ndërsa Brent bruto ka rënë ne 26.32 $ (rënie me 6.27 % nga sesioni i mëparshëm i tregtimit).
Indeksi S&P 500 i energjisë ka humbur rreth 45% të vlerës së tij që prej fillimit të këtij viti teksa prodhuesit e rafineritë pësuan goditje të madhe prej rënies së çmimit të naftës.
Magazinimi i naftës bruto në Cushing (Cushing është një prej pikave kyçe në ShBA në të cilën magazinohet nafta e më pas shërben si pikë dërgese për kontratat me afat të West Texas Intermediate, WTI) është rritur me 48 % pra në më shumë se 55 milionë fuçi nafte që prej fundit të shkurtit. Zona Cushing sipas Administratës së Informacionit të Energjisë ka një kapacitet prej 76 milionë fuçish nafte.
Flukset Hyrëse në Investimin e Naftës
Pavarësisht goditjes së çmimit të naftës, investitorët me pakicë po vazhdojnë të investojnë në kontratat me afat të naftës. Fondi i investimeve i naftës amerikane ( U.S. Oil Fund ETF ) ka parë të premten një rekord prej 552 milionë dollarësh investimesh duke e çuar totalin e flukseve htyrëse të javës së kaluar në 1.6 miliardë dollarë.
Kolapsi i çmimeve të naftës ka dhënë efekte në të gjithë industrinë e naftës. Eksploruesit e naftës bruto kanë mbyllur rreth 13 % të flotave të tyre çpuese javën e kaluar. Ndërkohë prodhimi po vazhdon e po ulet në SHBA, por nuk po reduktohet mjaftueshëm që mos të lejojë magazinimet e naftës të arrijnë nivelet maksimale të kapaciteteve të tyre, sipas Paul Horsnell drejtuesit të tregtimit të naftës në Standard Chartered.
Michael Lynch presidenti i Institutit të Strategjisë së Energjive dhe të Kerkimeve Ekonomike shprehet në një intervistë për Bloomberg se “psikologjia e investitorëve në përgjithësi është që nafta ndodhet në tregun e ariut. Njerëzit ndërkohë janë të shqetësuar se do të ketë inventar kaq të madh të naftës sa do të jetë shumë e vështirë që të rregullohet në periudhën afat-shkurtër, kështu që ata po mundohen t’a heqin qafe naftën e si rezultat nuk ka fare blerës.”
Burimi Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



