Në muajin e parë të vitit 2021 numërohen 125 aksidente rrugore duke u rritur me 34.4% në krahasim me janarin e vitit të shkuar kur numëroheshin 93 aksidente.
Nga 125 aksidente rrugore janë lënduar 165 persona, nga të cilët 22 kanë humbur jetën.
Sipas INSTAT, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve, në masën më të madhe të grupmoshës 25-34 vjec.
Qyteti me më shumë aksidente rezulton Tirana me 56, ndjekur nga Lezha me 15 dhe Durrësi me 13.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.