Futboll

Rekord absolut! Debuton në Premier Ligë 15 vjeç e 5 muaj

Gazeta Si – Një debutim për rekord. Ethan Nuaneri, në moshën 15 vjeç, 5 muaj e 28 ditë, është bërë lojtari më i ri në historinë e Premier Ligës që hyn në fushë. Trajneri Mikael Arteta e aktivizoi në vend të Vieira në minutën e 91-të të ndeshjes Brentford-Arsenal.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Harvei Eliot, i cili kishte deubtuar me Liverpulin në moshën 16 vjeç e 30 ditë.

Ethan Nuaner, 15 vjeç. Gazeta Si, 19 shtator 2022

Nuaneri ka lindur më 21 mars 2007, në Londër, nga prindër nigerianë. Ai ka debutuar në Premier pas një jave si në ëndërr. Arteta e përfshiu në stërvitjen e skuadrës së parë, duke parë mungesën e kapitenit Martin Odegard.

Mesfushor qendre dhe trekuartist, me nuhatje për golin, siç ka treguar sezonin e fundit, ku shënoi gol në debutimin me U-18 të Anglisë, Nuaneri kaloi tek U-21, edhe pse ka moshën për të luajtur edhe me U-16.

Ka debutuar në Premier Ligë 2 në fillim të shtatorit, në fitoren 4-1 ndaj Blekbërnit, duke rënë në sy me një asist. Tani Arteta e ka marrë në skuadrën e parë, i bindur se ky djalosh do të vazhdojë t’i djegë etapat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë