Shendet

Rekomandimi i ri, gratë duhet të fillojnë depistimin për kancerin e gjirit në moshën 40 vjeçare

Ekspertët e shëndetit publik në Amerikë kanë propozuar që gratë me risk më të lartë të kancerit të gjirit të fillojnë ekzaminimin që në moshën 40 vjeç për të zvogëluar rrezikun e vdekjes nga sëmundja.

Propozimi është një përditësim i rekomandimit të vitit 2016, në të cilin grupi i punës rekomandoi që mamografitë të fillojnë në moshën 50-vjeçare.

Tani, Shoqata Amerikane e Kancerit ka rekomanduar që gratë të fillojnë mamografinë që në të 40-at.

“Rekomandimi ynë i ri sugjeron që gratë të fillojnë kontrollimin me mamografi për kancerin e gjirit në moshën 40 vjeçare dhe të kontrollojnë çdo vit tjetër deri në moshën 74 vjeçare,” thotë Wanda Nicholson, një dekane e Universitetit George Washington.

Rekomandimi nuk është përfundimtar, por do të jetë i hapur për komente publike deri më 5 qershor.

Një punim i botuar në tetor në revistën Nature tregon që incidenca e kancereve të ndryshme të diagnostikuara tek 50-vjeçarët dhe më të rinjtë është rritur në shumë pjesë të botës që nga vitet 1990.

“Rritja e incidencës së kancereve ndoshta pjesërisht i atribuohet kontrolleve në moshë të re dhe rritjes së zbulimit të hershëm para moshës 50 vjeç, në disa lloje të caktuara të kancerit, veçanërisht kanceret e gjirit, prostatës dhe tiroides”, shkruajnë studiuesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë