Politike

Reklamat, ish-ministri, nismë në Parlament: Media online tatim 6%

Në një kohë që Qeveria po shqyrton nismën për të miratuar një ligj Antishpifje që synon kontrollin e medieve online, duke i paralajmëruar për vendosje gjobash dhe mbyllje të eksesit online në rast se shkelin nenet e parashikuara në ligjet e AKEP dhe të AMA-s, ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka depozituar një nismë për ndryshimin e ligjit “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, duke kërkuar që taksa prej 20% e TVSH të mos aplikohet për ofertuesit e shërbimit të publikimeve elektronike.

“Aktualisht media elektronike dhe ofruesit e shërbimit të publikimeve elektronike që operojnë në tregun mediatik, nuk rregullohen nga ligji nr. 92/2014. Për këtë arsye, ndryshimi i propozuar konsiston, në përfshirjen e furnizimit të shërbimit të ofruesve të shërbimit të publikimeve elektronike, në skemën e shkallës së reduktuar të tatimit mbi vlerën e shtuar. Për sa më sipër, projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, propozon që shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar 6 %, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të reklamave nga media audiovizive, të aplikohet edhe për ofruesit e shërbimit të publikimeve elektronike”, thuhet në relacionin e nismës së ish-ministrit Ahmetaj.
Ligji “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, neni 53, germa ‘) ”, deri në datën 31dhjetor2018, i trajtonte si furnizime të përjashtuara nga TVSH-ja, transaksionet pra furnizimin/ shitjen e shërbimit të reklamave nga media elektronike. ‘ ….

Në zbatim të parimeve të vendosura përmes këtij ligji, sipas relacionit të Ahmetajt subjektet që kryejnë furnizime të përjashtuara, nuk mund te zbresin TVSH-në e paguar në blerjet brenda vendit dhe në import, ndryshe nga subjektet që kryejnë furnizime të tatueshme dhe zbresin TVSH-në e paguar në blerje. TVSH-ja e paguar në blerjet brenda vendit dhe në import në këtë rast, është kosto për ofruesit e këtyre shërbimeve.

Por me paketën e re fiskale të miratuar në vitin 2018, përmes së cilës u miratuan edhe disa ndryshime ne ligjin “Per tatimin mbi vleren e shtuar” pati për qëllim ndër të tjera, lehtësimin e investimeve në funksion të digjitalizimit të mediave audiovizive (televizionet). Kështu furnizimi i shërbimit të reklamave nga media audiovizive, nuk do të trajtohet më si një furnizim i përjashtuar, por si furnizim i tatueshëm me shkallën e reduktuar të TVSH-së prej 6 për qind.

Për këto arsye, ish-ministri Ahmetaj kërkon që me ndryshimet e ligjit të realizojë një trajtim të njëjtë në lidhje me furnizimin e shërbimit të reklamave, si nga media audiovizive ashtu dhe nga ofruesit e shërbimit të publikimeve elektronike.
Neni 49, pika 6 e ligjit aktual parashikon që “Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të reklamave nga media audiovizive, është 6 për qind”.

Faksimile e nismës së ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë