Gazeta Si – Trajneri Edi Reja ka shpallur sot listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet miqësore me Spanjën dhe Gjeorgjinë, që luhen respektivisht më 26 dhe 29 mars.
Bie në sy thirrja e disa lojtarëve të rinj në këtë grumbullim të kuqezinjve, por edhe e ndonjë rikthimi, siç është rasti i sulmuesit Xhakomo Vrioni dhe mbrojtësit Ivan Balliu.

Portieri Elhan Kastrati, që luan me Çitadelën, mesfushori Kristjan Asllani me Empolin dhe mbrojtësi Adrian Bajrami me Benfikën U-23, vijnë për herë të parë në Kombëtaren A, pas aktivizimit me Kombëtaren U-21.
Ndeshja me Spanjën luhet më 26 mars në Barcelonë, kurse ajo me Gjeorgjinë në “Air Albania” më 29 mars. Në këto dy ndeshje trajneri Reja do të testojë të gjithë futbollisët që do të ketë në dispozicion, me qëllim që të krijojë një ide më të qartë para nisjes së eliminatoreve zyrtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




