Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka shpallur sot listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve me Izraelin dhe Islandën. E para luhet në transfertë, më 24 shtator, kurse e dyta në ‘Air Albania’ më 27 shattor.
Në listë është thuajse i njëjti grup lojtarësh, me përjashtim të atyre që janë të dëmtuar, si Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti dhe Kastrioti Dermaku. Për këtë arsye, trajneri Reja ka rikthyer mbrojtësin Arlind Ajeti, i cili ka munguar kohët e fundit. Mungon në listë Odise Roshi.

Kombëtarja do të grumbullohet ditën e hënë për të nisur përgatitjet për këto dy ndeshje. Të shtunën trajneri Edi Reja do të dalë në konferencë shtypi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




