Kombetarja

Reja shpall listën për Arabinë, vetëm 3 ‘senatorë’ dhe shumë Superiore

Gazeta Si – Trajneri Edi Reja ka shpallur sot listën e 23 lojtarëve të grumbulluar për miqësoren me Arabinë Saudite, që luhet më 26 tetor në Abu Dhabi.

Nga emrat e zakonshëm kuqezi janë dy sulmuesit veteranë, Sokol Cikalleshi dhe Bekim Balaj, si dhe Odise Roshi që rikthehet. Gjithë të tjerët janë të rinj dhe pjesa më e madhe vijnë nga Superiorja.

Lista e lojtarëve të grumbulluar për miqësoren me Arabinë. Gazeta Si, 20 tetor 2022

Për shumë lojtarë është hera e parë që thirren në Kombëtare. Janë emra të ekipeve kryesore të elitës, si Tirana, Partizani, Vllaznia e Teuta. Disa të tjerë vijnë nga kampionate të huaja, si Toli nga Ukraina dhe Mitaj nga Rusia.

Ekipi do të grumbullohet më 22 tetor në Durrës dhe më 24 tetor do të udhëtojë drejt Abu Dabit. Ndeshja luhet në “Al Nahyan Stadium”, në orë 16:30.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë