Gazeta Si – Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, doli sot në një konferencë shtypi, ku foli për listën e të grumbulluarve dhe dy ndeshjet me Izraelin dhe Islandën në Ligën e Kombeve.
Italiani theksoi se ka një emergjencë për shkak të dëmtimeve, por ai beson për rezultate pozitive. Reja u shpreh se Shqipëria ka ende shanse për vendin e parë. Kuqezinjtë kanë vetëm 1 pikë pas 2 ndeshjeve të para.

“Kemi përpara dy ndeshje të rëndësishme, vendimtare. I bëjmë llogaritë me ekipin dhe lojtarët që kemi në dispozicion dhe në Izrael shkojmë me bindjen për të marrë rezultat. Do të jenë të vështira të dyja sfidat, por besojmë.
Dëmtimet? Me Çekiçin kemi qenë në komunikim dhe ai do të jetë në grumbullim. E njëjta gjë vlen edhe për Keidi Baren. Kemi një javë kohë, edhe pse jemi në emergjencë në fakt. Jam i detyruar të bëj zgjedhje të tjera. Në qendër të mbrojtjes kemi probleme, kurse Hoxhallari është i vlefshëm për krahun e majtë, sepse aty kemi nevojë.
Nuk dua të marr shumë lojtarë me vete, sepse do pastaj duhet t’i dërgoj në tribunë. Nuk dua të bëj eksperimente në këto dy ndeshje. Jemi ende në lojë për vendin e parë. Kemi lojtarë me shumë eksperiencë dhe besoj se mund t’ia dalim. Jemi në kushte për të luajtur të barabartë, si me Izraelin, ashtu edhe me Islandën”, – theksoi Reja mes të tjerash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




