Kombetarja

Reja para Islandës: Shqipëria s’lëshon terren, duam fitore

Gazeta Si – Një ditë para ndeshjes me Isalndën, e para në grup në Ligën e Kombeve, trajneri Reja doli në konferencë shtypi. Bashkë me të ishte edhe portieri dhe kapiteni Etrit Berisha. Trajneri italian beson te forma e kuqezinjve.

Reja ka theksuar se ndeshja në Rekiavik nuk ka favoritë. Ai u shpreh gjithashtu se mungesat e Brojës, Uzunit dhe Bares nuk do të ndihen.

“Nga momenti që e kam nisur me Islandën, kemi pasur rritje cilësore dhe rezultate. Sa më shumë zhvillohesh, aq më e vështirë bëhet për të arritur gjendjen optimale. Të gjithë ekipet në grup, Izraeli dhe Islanda, pretendojnë të jenë favoritë me largimin e Rusisë.

Kombetarja ne stervitje. Gazeta Si, 21 mars 2022

Edhe ne duhet ta tregojmë në fushë se jemi favoritë. Lojtarët që janë grumbulluar janë fizikisht gati. Kemi pasur dhe më parë mungesa dhe kemi bërë zgjedhje të suksesshme. Na pikëpamja e grupit janë të gjithë mirë, tani forcën duhet ta tregojmë në fushë për të marrë më të mirën”, – tha Reja fillimisht.

Trajneri i Shqipërisë u fokusua më pas te kundërshtari: “Islanda është skuadër e fortë, sidomos fizikisht. Ka luftën në ajër dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Do të bëjmë më të mirën, nuk ka favoritë në fushë.

Është shumë e rëndësishme që mundësitë që krijojmë t’i finalizojmë. Skuadra nuk luan më me topa të gjatë, djemtë e mbajnë topin dhe nuk lëshojnë kollaj terren.

Jam përpjekur të bëj një grup prej 24-25 lojtarësh në nivel të lartë. Nuk kemi Uzunin, nuk kemi Baren, por kemi Abrashin, Asllanin, Bajramin. Kemi një grup të mirë dhe nuk do t’i ndjejmë mungesat”, – ka theksuar Reja mes të tjerash.

Berisha ne konference. Gazeta Si, 5 qershor 2022

Kapiteni Berisha u shpreh se Shqipëria duhet të bëjë një ndeshje të zgjuar. Ai theksoi se kuqezinjtë i kanë mundësitë për të shkuar në Europian.

“Kishim kohë mjaftueshëm për t’u përgatitur për këtë ndeshje. Kemi luajtur futboll të mirë edhe në ndeshjet e kaluara, përfshirë edhe miqësoren ndaj Spanjës. Duhet të bëjmë një ndeshje të zgjuar, pasi kundërshtari është mirë fizikisht.

Do të hyjmë në ndeshje për të fituar, shpresojmë në një kualifikim në Europian. Islanda është gjithmonë e rrezikshme, edhe në Izrael ishte duke fituar. Ka cilësi. Ne shohim rrugën tonë, kemi kualitetin e duhur për të fituar.

Duhet të fitojmë grupin dhe të sigurojmë kualifikimin në Europian, çdo gjë tjetër do të jetë dështim. I kemi të gjitha mundësitë të luajmë një tjetër Europian.

E kujtoj shumë mirë ndeshjen e 2012-ës në Islandë, aty u komplikua rrugëtimi ynë drejt Botërorit. Tani shpresoj të jetë e kundërta”, – tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë