Kombetarja

Reja: Nuk jam i kënaqur me sulmin, menduam edhe për Anglinë

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli pas triumfit në Andorrë me rezultatin 0-1, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës. Megjithatë, ai pranoi se ekipi duhej të përmirësohej pasi kishte bërë pak në fazën sulmuese.

‘’Isha shumë i kënaqur në pjesën e parë se bëmë aksione të bukura, mund të konkretizonim që pjesën e parë. Në pjesën e dytë vuajtëm pak, na u deshën 15 minuta që të merrnim veten. Andorra është skuadër e vështirë, që të bën presing. Do të duhet të jemi të kënaqur me këto 3 pikë, në një moment të vështirë. Do isha i kënaqur me 2-0, por dhe 1-0 është mirë. Janë 3 pikë të rëndësishme. Duhet të shikojmë përpara me besim.

Andorra nuk është një skuadër e lehtë. Luajnë të mbyllur prapa. Duhet të përmirësohemi. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë dhe prisja që të njëjtën gjë të bënim edhe në pjesën e dytë. I kishim mundësitë për të shënuar më shumë, por na mungoi saktësia. Dy sulmuesit vuajtën shumë. Sepse i markonin mirë. Edhe mesfusha kishte probleme. Sigurisht që mund të bëjmë më mirë. Unë kam parë edhe ndeshjet e tjera të Andorrës me skuadrat e tjera që kanë luajtur këtu dhe kanë hasur probleme. Ne pak a shumë luajtëm me forca të shumta në sulm. Duhet të kesh edhe mesfushorë me karakteristika, që të ndihmojnë sulmuesin’’.

Moduli- Kemi luajtur me 5 lojtarë në fazën sulmues. Do të kërkoj të shfrytëzoj në maksimum këtë grup që kemi. Do t’i japim hapësirë dhe të rinjve, kalendari është i ngjeshur, duhet të përdor të paktën 20 lojtarë në këto 3 ndeshje. Mes tyre do të shohim nëse do të dalim elementë të rëndësishëm që mund të na japin një dorë në të ardhmen.

Ishte e vështirë për sulmin, nuk kishin hapësira, sepse ata ishim me 5 lojtarë mbrapa. Në këtë situatë duhet të kesh mesfushën shumë të fortë. U përpoqëm në krahun e majtë me Lenjanin dhe Memushaj. Më pak me Hysajn dhe Baren. Ishim më të pastër në të majtë, më pak të pisët nga krahu i djathtë. Ishim pak efektivë në fazën ofensive.

Rezervim për t’u ruajtur me Anglinë? Mund të ketë ndodhur, nuk e mohoj, por në mbrojtje nuk u kursyem. Të tre mbrojtësit zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, shyqyr që ata nuk u kursyen. Mund të ketë diçka kur luan pas tre ditësh me Anglinë, por nuk do të thotë që nuk duhet të shtysh përpara pse je në avantazh 1-0.

Anglia- Në ndeshjet kur skuadra të tilla luajnë në mbrojtje, ndeshjen ta zgjidh edhe mesfushori. Kemi shumë shanse për të vazhduar më tej. Do përballemi me skuadra, që të japin mundësi të luash futboll.

Kjo është një kapitull i mbyllur, pasi nuk do të gjejmë më kundërshtarë që luajnë  mbyllur dhe shpresojmë që të bëjmë sa më mirë’’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë