Gazeta Si – Pas ndeshjes Shqipëri-Itali, Roberto Mançini ka komplimentuar kuqezinjtë, duke u shprehur se bënë një ndeshje të mirë, pavarësisht humbjes 1-3. Edhe Edi Reja u duk i kënaqur për mënyrën si reagoi skuadra në fushë në pjesën e dytë.
“Bëmë mirë në fillim, pastaj, pas golit të tyre ishin dy rivënie anësore ku u dhamë topin. Nuk ishte ky orientimi i duhur, kishte shumë distancë mes mbrojtjes dhe sulmit. Në pjesën e dytë bëmë presion lart dhe krijuam ato mundësi.

Goditëm dy herë traversën dhe bëmë ndeshje të mirë. Për pjesën e dytë jam i kënaqur nga sjellja e skuadrës. Mund të shënonim dhe rihapnim ndeshjen.
Asllani? Ka gjetur pak hapësira, por po përmirësohet. Po fiton eksperiencë në një ekip të rëndësishëm e po rritet. Ai do të rritet, sepse ka kualitet. Në ndeshjen e sotme kisha nevojë më shumë për lojtarë si Bare e Abrashi, duhet marrë në konsideratë fakti ndaj kujt luan. Asllani do ketë mundësinë të luajë në ndeshje të tjera. Këtu duhet të jenë funksionalë të 22 lojtarët.
Ishte kënaqësi të luaja ndaj Italisë, një ndeshje e madhe. Njerëzit u argëtuan, edhe pse mund të kishte ndonjë gol më shumë për ne, e meritonim.
Armenia? Me shumë mundësi do ketë ndryshime, kemi probleme mbrapa e para. Duhet parë gjendja e Brojës, sepse kemi pak sulmues qendre. Kishte lojtarë si Skuka, ai hyri dhe kishte dy raste”, – tha mes të tjerash trajneri Reja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




