Kombetarja

Reja: Krenari ndeshja me Italinë, me Dukën do vendosim për të mirën e Shqipërisë

Gazeta Si – Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, doli sot në konferencë shtypi, ku foli për dy miqësoret e radhës. Ai u fokusua tek ajo me Italinë, që luhët më 16 nëntor në “Air Albania’.

Italiani theksoi mes të tjerash se ndeshja me kampionët e Europës është një motiv krenarie për Shqipërinë. “Është një motiv krenarie të luajmë me Italinë, është një emocion i madh për mua, sepse kam pasur eksperiencë të gjatë në Itali. Do të jetë diçka e bukur. Kur Italia humbi shansin për në Botëror, po kërkonte miqësore dhe unë bisedova me presidentin Duka të luanim me të”, – u shpreh Reja.

Kuqezinjte ne nje seance stervitore. Gazeta Si, 13 nentor 2022

Më pas trajneri foli për lojtarët e grumbulluar dhe atë çfarë pret në këto dy miqësore dhe të ardhmen e tij: “Ka lojtarë të Superiores që më kanë lënë përshtypje të mirë, por nuk mund t’i merrja dot të gjithë. Për ata që kam marrë në këtë grumbullim do të thotë se kam besim tek ata.

E ardhmja? Të përfundojmë këto dy ndeshje, më pas do kemi mundësinë të ulemi me presidentin. Do të gjejmë një zgjidhje për më të mirën e Shqipërisë.

Italia është një skuadër e frikshme, por më intereson që Shqipëria të bëjë një ndeshje të mirë. Rezultati varet nga lojtarët që zbresin në fushë. Këto dy ndeshje kanë shumë vlera. Balajn, Cikalleshin, Seferin dhe Uzunin nuk na i lejuan klubet t’i merrnim. Me probleme fizike janë Manaj, Strakosha, Çekiçi dhe Gjimshiti që sapo është i rikuperuar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë