Kombetarja

Reja: Kam ende energji, Shqipëria duhet të përmirësohet në anën taktike!

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, ka dhënë së fundi një intervistë për “RAI”-n, ku ka folur për eksperiencën me kuqezinjtë. Ai është shprehur se e ndjen veten energjik dhe ka entuziazëm për të vazhduar në krye të Kombëtares shqiptare.

“Derisa të kem këtë energji, entuziazëm dhe dëshirë për të punuar, do të bëj. Puna me të rinjtë të përmirëson jo thjesht në aspektin fizik, por edhe në aspektin mendor”, – ka theksuar trajneri Reja në intervistën për “Tgr Rai FVG”, degë e televizionit italian për zonën e Friulit dhe Venecias.

Edi Reja, trajneri i Kombetares. Gazeta Si, 6 shkurt 2022

Ai ka vlerësuar më tej punën që po bëhet me Kombëtaren e Shqipërisë: “Ka shumë entuziazëm përreth ekipit, i gjithë kombi na mbështet dhe na qëndron pranë. Është e qartë që duhet ende të përmirësojmë lojën, mbi të gjitha në aspektin taktik. Uembi? Të bësh debutimin në një stadium me 80 mijë tifozë kundër Anglisë, me gjithë ata yje në fushë, në moshën time është një nga gjërat më të bukura”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë