Ka ndodhur

Regjistroi një pronë me dokumente false, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Durrësit

Gazeta Si - Ardian Kona, ish-drejtuesi i Kadastrës në Durrës, është arrestuar, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Masa e sigurisë ndaj tij “arrest me burg” u caktua nga Gjykata e Durrësit ditën e djeshme, 19 Nëntor, pas një hetimi lidhur me regjistrimin e një prone me dokumente false.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim shtetasit me iniciale B. Z., 42 vjeç, banues në Durrës dhe L. D., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë