Bota

‘Regjistrohen 10 tërmete në orë’ / Intensifikohen lëkundjet sizmike në Santorini, mbyllen shkollat

Nga Gazeta ‘Si’- Janë intensifikuar lëkundjet sizmike në ishullin e Santorinit në Greqi, ku sipas mediave greke, në një orë regjistrohen të paktën 10 lëkundje.

Midis të premtes dhe të dielës, më shumë se 200 tërmete u zbuluan duke përfshirë një tërmet me magnitudë 4.6, më i fuqishmi deri më tani, sipas autoriteteve.

termet

Shumë banorë të zonës janë larguar nga ishulli gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës, ndërsa të tjerë janë strehuar në zona të posaçme të ngritura nga autoritetet në raste emergjence.

Sipas Protothema, shqetësimi për tërmetet në Santorini është përhapur edhe në Turqi, ku sizmologët u kërkuan banorëve të zonave bregdetare si Bodrum, Mugla dhe Aydin të jenë në gatishmëri për një cunami.

Regjistrime sizmografike nga Santorini
Regjistrime sizmografike nga Santorini

Pas takimit të kryeministrit Mitsotakis me Ministrin e Mbrojtjes Civile, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Greke, drejtorin e kërkimit në Institutin Gjeodinamik dhe profesori i Fatkeqësive Natyrore, u tha se situata është shqetësuese, por brenda kufijve.

Po ashtu, mediat shkruajnë se ekziston frika edhe për një tërmet 6 ose më shumë të shkallës Rihter.

“Janë duke u shqyrtuar të gjithë elementët e aktivitetit sizmik. Masat që janë marrë deri më tani janë parandaluese. Në çdo rast komisioni për përballimin e rrezikut sizmik do të jetë vazhdimisht prezent dhe do të takohet me të gjithë. I bëj thirrje bashkëqytetarëve që të dëgjojnë masat e ekspertëve”, tha ministri i mbrojtjes pas takimit.

Shkollat ​​do të mbyllen gjithashtu në ishujt e afërt të Egjeut, Anafi, Ios dhe Amorgos, thanë autoritetet të dielën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë