Nga Gazeta ‘Si’- Pasi Partia Demokratike ka kërkuar shtyrjen e afatit për regjistrimin e diasporës, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se data 9 mars mund të jetë afati i fundit, pasi duhet shpallur lista paraprake.
Sipas tij, deri më 9 mars mund të diskutohet për afate të tjera, por pa një amendim ligjor, nuk mund të ketë shtyrje përtej kësaj date.
Nga ana tjetër, Celibashi theksoi se PS nuk ka qenë dakord me këtë kërkesë, duke argumentuar se data 4 është afati i njohur nga të gjithë dhe një shtyrje me 2-3 ditë nuk do të ndryshonte situatën.
‘Data 9 mars është një datë që ne nuk shkojmë dot përtej saj sepse është përcaktuar nga ligji. Deri në datën 9 ne mund të flasim dhe të diskutojmë për afate të tjera, pra nuk mund të shkojmë përtej datës 9. Ka qenë një kërkesë që të shtyhet afati për ditët, për ne s’ka problem, por PS s’ka qenë dakord me këtë ide duke thënë se data 4 është e njohur për të gjithë dhe se është afati i fundit dhe shtyrja për 2 ose 3 ditë nuk do të ndryshonte ndonjë gjë të madhe’, tha ai.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar Kuvendit dhe Ministrisë së Financave fonde shtesë prej 9. 3 milionë euro, për procesin e votimit të emigrantëve për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit.
Lidhur me këtë Celibashi se janë në diskutime me qeverinë për këtë fond shtesë dhe se në ka një dakordësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




