Filma

Regjisori i “Terminator” do heqë dorë nga dy ikonat: Saga do vazhdojë me aktorë të rinj

Lamtumirë dy ikonave, regjisori i "Terminator" zbulon të ardhmen e sagës së famshme

James Cameron, krijuesi i “Terminator” dhe regjisor i dy pjesëve të para të saj, ka tronditur themelet e kësaj sage me deklaratat e fundit. Regjisori dëshiron të eliminojë ikonat e 40 viteve të fundit të “Terminator”-it. Kjo do të thotë të heqësh dorë nga shfaqja në filma e Arnold Schwarzenegger si Terminator T-800 dhe Linda Hamilton si Sarah Connor. Në vend të tyre, Cameron dëshiron të vazhdojë sagën me aktorë dhe personazhe të rinj.

Në një intervistë me “Empire”, James Cameron ka zbuluar detaje për të ardhmen e sagës “Terminator”, që mbush 40 vjeç në tetor 2024. Në përgjithësi, ai duket se dëshiron të bëjë filma të rinj “Terminator” pa Arnold Schwarzenegger dhe Sarah Connor, nënën e John Connor, udhëheqësi i rezistencës njerëzore në të ardhmen e dominuar nga robotët.

Cameron deklaroi: “Ky është momenti kur duhet braktisur gjithçka që ka qenë specifike në dyzet vitet e fundit. Kur përfshihesh shumë, humb audiencën e re sepse ajo është më pak e interesuar për historinë sesa mund të mendoni. Është një rrezik me të cilin përballet edhe “Avatar”-i, por mendoj se kemi dëshmuar se mund të krijojmë histori të reja për audiencë të re”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë