Futboll

Refuzoi ofertën e sheikëve, Antonio Konte joshet nga stoli i Mançester Junajtid

Mançester Junajtid ka pasur shumë ulje-ngritje këtë sezon dhe më siguri stoli i Solskjaer është lëkundur fort kohët e fundit. Drejtuesit e “Djajve të kuq” po shohin për alternativa të tjera dhe mes kandidatëve, sipas “Daily Star”, është edhe italiani Antonio Konte, aktualisht i papunë.

Emri i Kontes në fakt u përmend disa ditë më parë si trajneri i mundshëm i Njukastëllit. Ish-trajneri i Juventusit dhe Interit e refuzoi ofertën e majme të sheikëve të këtij klubi dhe me sa mund të kuptohet, ai joshet pikërisht nga Mançester Junajtid, që është një emër shumë i madh i futbollit anglez dhe atij europian.

Antonio Konte. Gazeta Si, 24 tetor 2021

Për momentin gjithçka është ende në kuadrin e një hipoteze, por bisedimet mes palëve mund të kenë avancuar. Konte është pushim që pas largimit nga Interi, ndërsa Mançester Junajtid kërkon një ekspert për të konsoliduar pozitat e skuadrës. Italiani është një trajner autoritar dhe e njeh mirë Premier Ligën, ku më parë ka drejtuar edhe Çelsin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë