Politike

Refuzohet për herë të tretë nga PS, nuk ngrihet komisioni hetimor për investimet strategjike

Partia Socialiste ka refuzuar kërkesën e grupit parlamentar të PD, për Komision Hetimor për Investimet Strategjike.

Mësohet se mazhoranca, në Konferencën e  Kryetarëve, ka votuar kundër kërkesës së Grupit Parlamentar të PD, për ngritjen e Komisionit.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike (ai që mbështetet nga Alibeaj) depozitoi kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike në vend.

Kjo është hera e tretë që kërkohet, dy herët e tjera u refuzua nga PS-ja për çështje procedurash.

Nuk dihen arsyet e refuzimit nga ana e PS-së, edhe pse kësaj herë PD-ja plotësoi kuorumin e nevojshëm të deputetëve (35) për të depozituar nismën.     


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë