Drejtësia

Refuzohet kërkesa e Llallës për shtyrje dhe pezullimin e dënimit me burg

Gjykata e Posaçme rrëzoi këtë të enjte kërkesën e ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla për pezullim dhe shtyrje të ekzekutimit të dënimit me burg.

Llalla, nëpërmjet avokatit të tij, i kërkoi gjykatës të pezullojë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit me 2 vite burg.

Avokati Sokol Hazizaj, dorëzoi pak ditë më parë një kërkesë ku pretendonte se qëndrimi në burg i klientit të tij, mund të sillte pasoja të rënda për shëndetin e tij për shkak të një sëmundjeje që ai vuan prej kohësh.

LEXO EDHE:
- Pse kërkimi kombëtar për Llallën është nul, si u largua nën “hundën” e autoriteteve jashtë vendit dhe sëmundja që vuan
- U dënua me dy vite burg, shpallet në kërkim ndërkombëtar ish-kryeprokurori Adriatik Llalla
- U shpall i kërkuar ndërkombëtarisht, lëvizja e dytë e Llallës për t’i shpëtuar burgut përmes një ekspertize të huaj për sëmundjen
- Dosja e Adriatik Llallës në SPAK. Nga pronat, shkollimi i fëmijëve dhe shpenzimet e gruas në SHBA

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar ish-kryeprokurorin.

Shpallja në kërkim ndërkombëtar e ish-numrit një të organit të akuzës, erdhi pas 15 ditësh kërkim në çdo cep të vendit, pasi policia nuk mundi ta gjejë.

Nga verifikimet e deri tanishme, rezulton në sistemin TIMS se Adriatik Llalla është larguar nga vendi ynë rreth një muaj më parë. Më 22 shtator, Gjykata e Posaçme e Apelit e gjeti fajtor Llallën për veprën penale të “fshehje së pasurisë”.

Ai u dënua me 2 vite burg, ndërsa për 5 vite nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik. Po ashtu gjykata i konfiskoi 22 mijë metra katror truall dhe një apartament në Durrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë