Nga Gazeta ‘SI’ – Një vlerësim i OECD-së për progresin e vendeve të Ballkanit drejt BE-së, e rendit Shqipërinë të fundit, bazuar mbi matjen e pesë indikatorëve që lidhen ngushta me reformat në kuadër të integrimit.
Shqipëria renditet e fundit në aspektin e infrastrukturës dhe transportit, për shkak të rrugëve të kufizuara dhe hekurudhave jofunksionale.
As infrastruktura digjitale nuk e favorizon Shqipërinë e cila mbetet e fundit në rajon për shpejtësinë e internetit. Shqipëria ka numrin më të ulët të njerëzve me aftësi digjitale.
Aftësimi i forcës punëtore është një fushë tjetër ku Shqipëria nuk performorn mirë, e parafundit në rajon për shkak të arritjeve arsimore dhe shpenzimeve për kërkim-zhvillim. Tregu shqiptar i punës ka dhe normën më të ulët të produktivitetit në rajon, pas Kosovës.
Shqipëria renditet e fundit edhe për klimën e biznesit, vlerësuar si një nga vendet me nivelin më të lartë të korrupsionit dhe informalitetit. Aksesi i bizneseve në financa është i dobët.


Shqipëria performon më mirë se të gjithë në aspektin “green” me një performancë të mirë energjetike, tërësisht e mbështetur në burimet ujore dhe emetime të ulëta të karbonit.
Raporti thekson se i gjithë rajoni duhet të fokusohet më shumë në disa fusha, si p.sh infrastruktura dhe biznesi.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.