Ekonomi

‘Reformat do të rrisin PBB-në e Shqipërisë me 2%’

Nga Gazeta ‘SI’ – Finalizimi i reformave strukturore në Shqipëri do të rrisë PBB-në e vendit me 2%, parashikon Banka Botërore. Në një raport për vendet e Ballkanit dhe integrimin në BE, Banka thekson se një sërë faktorësh kanë ngadalësuar performancën ekonomike të vendeve të Ballkanit gjatë dekadave të shkuara.

Këta faktorë përfshijnë kalimin jo të plotë në ekonominë e tregut, kontributin e kufizuar të kapitalit njerëzor në procesin e rritjes, deficiti i vazhdueshëm qeverisjeje dhe integrimi i dobët në ekonominë e rajonale dhe atë të BE-së

Sipas ndarjes së Bankës, reformat institucionale mund të rrisin PBB-në me 0.7%, duke shpjeguar se ekonomia dhe zhvillimit institucional, janë në një marrëdhënia simbiotike. Reformat në fushën e investimeve si faktori kryesor që rrit produktivitetin do të ndikojë me 0.5 pikë %në ekonomi. Përfshirja në tregun unik të BE-së dhe në atë rajonal, ku nuk ekzistojnë më barrierat kufitare, do të ndikojë në 0.5 pikë %. Reformat në arsim dhe kapitalin human që janë derivat i njëra-tjetrës me 0.2 pikë %.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë