Politike

Reforma zgjedhore, PS i shtrin dorën PD-së

Djegia e mandateve largoi përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Komisionin e Reformës Zgjedhor. Vendin i lënë bosh nga Oerd Bylykbashi si bashkëkryetar i këtij Komisioni është zënë aktualisht nga Rudina Hajdari dhe pesë vendet e tjera si anëtarë që mbante PD, janë zëvendësuar me emrat e tjerë që nuk refuzuan marrjen e mandateve.

Megjithatë, mazhoranca socialiste nuk synon që reformën ta ccojë përpara me deputetët e rinj. Për këtë qëllim, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, dy bashkëkryetarët e rinj të Komisionit që zëvendësuan Blendi Ccuccin dhe Oerd Bylykbashin ftojnë Partinë Demokratike që të caktojnë një përfaqësues.

Mbledhja e radhës është paralajmëruar ditën e hënë dhe Komisioni ka njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi për këtë vendim.

Përfaqësuesit të Partisë Demokratike i jepen kompetencat dhe të drejtat e plota që gëzojnë dy bashkëkryetarët e këtij Komisioni.

Mbetet për t’u parë nëse Partia Demokratike do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese duke caktuar një përfaqësues të sajin në këtë Komision, apo do ta refuzojë thirrjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë