Politike

Reforma zgjedhore, debate Gjiknuri-Gjuzi. PD mbledh ekspertët për draftin paralel

Reforma zgjedhore po zhvillohet në dy kampe politike, një brenda Parlamentit dhe jashtë këtij institucioni, në selinë e PD-së. Duket se ka nisur një garë mes Kuvendit dhe PD-së se kush do të hartojë sa më shpejt draftin për Kodin e ri zgjedhor. Paralelisht janë zhvilluar dy mbledhje, një në selinë PD, ku u mblodhën aleatët e opozitës dhe e dyta në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore.
Në komisionin parlamentar të ftuar ishin përfaqësuesit e partive dhe të organizatave qeveritare, të cilët duhet të jepnin mendimet e tyre në lidhje me reformën zgjedhore dhe me draftin e paraqitur paraprakisht nga ekspertët e komisionit ku kryesorja është barazia gjinore dhe mënyra e përdorimit të fondeve publike dhe private gjatë fushatës, por edhe parandalimi i shitblerjes së votës.
Sherr në komision mes Gjuzit dhe Gjiknurit
Mbledhja e komisionit të posaçëm që kishte në rendin e ditës dëgjesë me përfaqësues të subjekteve politike dhe shoqërisë civile lidhur me diskutimin dhe shqyrtimin e amendimeve të propozuara në draftin e punuar nga ekspertët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore ka nisur e tensionuar. Përplasja e madhe ishte mes deputetit të opozitës Kujtim Gjuzi dhe bashkëkryetarit të komisionit të reformës, socialistit Damian Gjiknuri.
Deputeti konservator ka kërkuar që të marrë fjalën, por socialisti nuk e ka pranuar t’ia japë sepse nuk është anëtar komisioni.

Nga debati në komisionin e reformës ndërmjet socialistit Damian Gjiknuri dhe deputetit të Opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi. Gazeta Si 5 nëntor 2019

“Unë nuk e njoh këtë komision me bashkëkryetar Damian Gjiknurin nuk e njoh Omer dosjen”, replikoi Gjuzi. Ndërsa bashkëkryetari socialist kërkoi largimin e nga salla. “Më thua mua nuk je anëtar ti, Ti vjedh vota!”, tha sërish Gjuzi.
Kristaq Kume në paraqitjen e propozimeve që ka kryer në emër të shoqërisë civile u shpreh se propozimet e reja amendamentet për barazinë gjinore si në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Por ai shtoi se nëse do të dakordësohet për ndryshimin e sistemit në proporcional kombëtar me lista të hapura nuk mund të zbatohet. Përfaqësuesit e partive si Zgjidhja, Nisma, apo edhe ekspertë të shoqërisë civile vunë theksin te ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri, duke kërkuar ndryshimin. Endrit Shabani i lëvizjes Nisma u shpreh për ndryshimin e sistemit duke kthyer atë në proporcional kombëtar, si modelit që po aplikon aktualisht Kosova.
Opozita: Draft për financim shtetëror për fushatën e reklamave
Opozita me ekspertët e saj po harton një draft të posaçëm sa i përket financimit të partive politike. Në draftin paraprak është parashikuar që ketë vetëm financime shtetërore për partitë politike në fushatën zgjedhore. PD në draft parashikon gjithashtu uljen për mjetet e propagandës në fushatën zgjedhore. Kostoja e reklamave të zbritet në detyrimet që mediat kanë ndaj shtetit. Opozita kërkon që KQZ të bëjë një listë kostosh reference të detyrueshme me qëllim matjen e shpenzimeve për një kandidat dhe parti në fushatën zgjedhore si dhe të përcaktohen kriteret e llogaritjes se financimit për mediat. “Propozimet qe vinë nga PS nuk kanë lidhje me thelbin e problemit. Duhet të garantojmë transparencë të plotë të burimeve nga partitë marrin financim, sesi ato shpenzojnë. Fushata zgjedhore nuk mund të jetë diçka e shtrenjtë, transparencë e raportimeve dhe pas një kontroll efikas. Kush ka shkelur ligjin të marrë pasojat përkatëse”, tha pas mbledhjes me ekspertët e partive.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/734503157069216/


Për kohën kur do të ketë një produkt final, Bylykbashi tha për gazetarët se "puna vazhdon. Kemi një kalendar të përcaktuar. Reforma zgjedhore bëhet vetëm në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe jo në një komision ku mazhoranca e sheh si në pasqyrë veten sa e shëmtuar është". Qeveria tranzitore apo kalimtare është propozimi i opozitës për të adoptuar modelin maqedonas se sa herë që ka zgjedhje të realizohet një qeveria teknike. “Kodi zgjedhor është i mjaftueshëm për zgjedhje demokratike, por Edi Rama nuk mund të garantojë zgjedhje demokratike. Propozimi është një qeveri kujdestare tranzitore që garanton ndëshkimin e atyre që blejnë votat. Opozita është e angazhuar 100% për reformën zgjedhore, për të garatuar që zgjedhjet janë për zgjedhësit jo për partitë”, theksoi Bylykbashi.
Por propozimi i PD-së duket se kontestohet nga ana e Partisë Socialiste, e cila ofruar si propozim të sajin që për 6 muaj qeveria të ketë një heshtje të mos ushtrojë asnjë aktivitet. Ky propozim mund të ketë ngjyra të një qeverie teknike, por kjo gjë për mazhorancën duhet të diskutohet në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë