Politike

Reforma zgjedhore / Bylykbashi: Nuk ka ndryshuar asgjë, sjellja jonë me komisionin mbetet e njëjtë

Të premten, Kuvendi ka njoftuar se do të mbledhë komisionin e reformës zgjedhore në pamundësi për të zhvilluar mbledhjen e parë të premten që kaloi si pasojë e bllokimit të mbledhjes nga grupi Bardhi-Berisha.

Oerd Bylykbashi që është propozuar nga grupi i PD-se për të qenë bashkëkryetar i komisionit (në vend të Enkelejd Alibeajt që është aktualisht) është shprehur se qëndrimi i grupit nuk do të ndryshojë as nesër.

“...Nuk ka ndodhur kurrë në historikun e parlamentit shqiptar, që një komision të qëndrojë dy vite pa bërë asgjë.

Nuk ka ndryshuar ajo që ne kemi kërkuar, komision bipartizan ku bashkëkryesimi të jetë për opozitën reale. PD është ajo që njohin të gjithë anëtarët, PD është ajo që njeh aktualisht dhe gjykata.

Dhe vendimi i Edi Ramës për të caktuar ai bashkëkryetarin e komisionit dhe formatin e opozitës në këtë komision, tregon qartazi se qëllimi është të veshë me një pelerinë bipartizanizmi dhe konsensualiteti atë që tha në dhjetorin e kaluar.

Do të kërkojë konsensusin numerik, pra në vetvete ai kërkon të vrasë traditën 20-vjeçare të parlamentit shqiptar...”, tha Bylykbashi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë