Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale ka rënë dakord që t’i dorëzojnë Kuvendit një shkresë për shtyrjen e afatit për zgjatjen e Komisionit.
Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord që t’i drejtohen edhe Byrosë së Kuvendit me një letër për kërkesat shtesë për ekspertët.
“Sot bëmë një punë të mirë përtej debateve, sepse po bëhet nxehja, por e rëndësishme është që të konkludojmë me dy vendimet dhe duke ju falënderuar për pjesëmarrjen aktive, të biem dakord për letrën drejtuar Kuvendit për shtyrjen e afatit dhe letrën drejtuar Byrosë për kërkesat shtesë për ekspertët”, tha Anila Denaj, bashkëkryetare për Reformën.
Projektligji për ndarjen e re administrativo-territoriale pritet të miratohet në fund të muajit shtator.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.