Politike

Reforma Territoriale, Mazniku propozon që Kamza dhe Vora të bashkohen me Tiranën

Gazeta Si - Nënkryetari i Bashkisë Tiranë Arbër Mazniku propozoi në Komisionin e Reformës Territoriale që Kamza dhe Vora të bashkohen me Tiranën.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e këtij komisioni, Arbian Mazniku hodhi idenë e bashkimit të bashkive Vorë dhe Kamëz në territorin e Tiranës, bashkim i cili sipas tij do të jepte cilësi më të mirë në shërbimet ndaj qytetarëve

“Bashkimi i Vorës dhe Kamzës në territorin e Tiranës do jepte cilësi më të mirë për qytetarët. Dhe që këta të fundit të mos kishin një ndjesi si pjesë e një qyteti të nivelit të dytë”, u shpreh Mazniku.

Ndërkohë, Agron Kapllanaj, ish kreu i PD në Mallakastër kërkoi që qeveria dhe kryeministri të mos ndërhyjnë më në financat e Bashkive si dhe tha që numri i punonjësve të bashkisë të jetë me ligj, jo të bëhet me urdhër partie.

Ndërsa Gëzim Topçiu, i cili ka marrë 6 mandate në Bashkinë e Maliqit tha se burimet njerëzore nuk janë të mjaftueshme dhe shtoi se duhen rishikuar pagat e punonjësve në Bashki pasi nuk pranojnë arkitektët paga me vlerë 50-60 mijë lekë.

Një tjetër shqetësim që u ngrit është shpopullimi në fshatra. Sipas Vangjel Dules, është problematikë që ka nisur shumë vite para dhe nuk është bërë asnjë veprim për frenimin e këtij procesi.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu duket se ishte kundër pasi thotë se Bashkitë kanë ulur borxhin me 50%.

Sipas tij, nuk është e vërtetë që s’ka shërbime në zonat rurale, por nëse ndodh është mungesa menaxheriale e kreut të bashkisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë