Nga Gazeta ‘Si’– Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, u shpreh se mazhoranca e ka përgjegjësi që të ofrojë zgjidhje dhe të çojë përpara reformat, duke iu referuar asaj territoriale.
I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, ai tha se shumica socialiste është e hapur që reforma të përfshijë brenda vetes të gjitha palët dhe tha se kjo mund të realizohet përmes komisionit të posaçëm.
“Mazhoranca, në çdo vend, ka përgjegjësinë për të ofruar zgjidhjen dhe për të çuar para reformat. Ne jemi si mazhorancë të hapur që kjo të jetë reformë e cila brenda vetes përfshin të gjitha palët dhe komisioni i posaçëm realizon pikërisht këtë gjë”, tha Demo.
Sa i përket komisionit të posaçëm ai tha se ka kohë përpara që ta realizojë objektivin e saj.
“Unë jam akoma besimplotë dhe optimist që komisioni do ecë përpara”, tha Demo.
Demo bëri me dije ndër të tjera se janë miratuar zonat prioritare për Paketën e Maleve edhe për tetë bashki të tjera. Ai tha se kjo çështje po ecën me shpejtësi dhe së shpejti kërkesat pritet të miratohen në këshillat bashkiakë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje