Ambasadorja Yuri Kim zhvilloi një takim të mërkurën me drejtuesin e SPAK, Arben Kraja.
Në një postim në Twitter, ambasadorja Kim thekson se SPAK ka bërë goditje kundër korrupsionit, ku liston edhe disa nga rezultatet.
“Takim i mirë sot me kreun e SPAK-ut, Kraja Arben. SPAK ka bërë goditje kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit: 588 çështje të ndjekura penalisht; 70 milion euro asete të konfiskuara; U hetuan 748 persona, nga të cilët 288 të arrestuar dhe 114 të dënuar deri më tani. Reforma në Drejtësi po jep rezultate”, shkruan Yuri Kim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




