Futboll

Reforma në Champions me 100 ndeshje me shumë, UEFA vendos në Vjenë

Gazeta Si – Reformë në Ligën e Kampionëve. UEFA mbledh nesër Komitetin Ekzekutiv dhe të mërkurën zhvillon kongresin vjetor në Vjenë, ku pritet të konkludohet reformimi i Ligës së Kampionëve pas 2024-ës. Bëhet fjalë për një reformë, që të tërheqë më shumë shikues, me 4 skuadra dhe 100 ndeshje më shumë.

UEFA kërkon të kalojë sa më shpejt kritikat mbi rishikimin e kompeticionit të saj më të mirë, të prezantuar në pranverë të 2021-shit. Ishte ky rishikimi më rrënjësor prej 20 vjetësh.

Trofeu i Championsit. Gazeta Si, 9maj 2022

Nëse në rendin e ditës së Komitetit Ekzekutiv nuk figuron vendimi për të ardhmen e Championsit, kjo ndodh për faktin se nuk është ende 100% e garantuar. Por UEFA shpreson të ketë unanimitet gjatë kongresit.

Dy pika janë përmbushur: kalimi nga 32 në 36 klube në sezonin 2024-2025, si dhe zëvendësimi i 8 grupeve me nga 4 skuadra në një minikampionat. Do të luhet në një grup të vetëm, si në Ligën e Europës dhe në Ligën e Konferncës. UEFA e sheh këtë si variantin më të mirë.

Në dy aspekte të tjera ka dyshime, mbi të gjitha për numrin e “javëve” të minikampionatit. Fillimisht u ra dakord nga UEFA për 10 ndeshje kundër 10 kundërshtarëve të ndryshëm, në krahasim me 3 ndeshjet e grupit (vajtje-ardhje) të formulës aktuale.

Logoja e UEFA. Gazeta Si, 9 maj 2022

Por të premten, shoqata ‘European Leagues’, ku bëjnë pjesë 30 liga profesioniste të kontinentit, kërkoi uljen në 8 ndeshje, për të mos reduktuar më shumë hapësirën për kampionatet kombëtare.

Një tjetër pikë e diskutueshme është ajo për dhënien e dy prej katër vendeve më shumë. Çështja është, nëse do veprohet në bazë të “koefiçientit UEFA” (rezultatet europiane të së kaluarës), apo duke ripeshkuar ndonjë ekip kryesues?

Klubet ‘big’ në këtë rast duan të favorizohet hipoteza e dytë e UEFA, që nuk u pëlqen disa ligave të caktuara. Sipas këtyre të fundit, të gjithë pjesëmarrësit duhet të kualifikohen me anë të kampionateve kombëtare, sipas principit thelbësor të futbollit.

Aleksandër Ceferin, presidenti i UEFA-s. Gazeta Si, 9 maj 2022

Në fund, formati i ri i Ligës së Kampionëve mund të përfshijë edhe idenë e “final 4”. Një ide e mbështetur vitin e kaluar nga presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin. Pra, me gjysmëfinale dhe finale të organizuara në të njëjtin qytet.

Në fillim të 2022-shit janë shitur edhe të drejtat televizive për kompeticionet europiane për klube, për 5 miliardë euro. Një rritje me më shumë se 50% në krahasim me sezonin 2018-2019, në lidhje me këtë projekt të zgjerimit të Championsit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë