Këshilli i Ministrave ka publikuar në Fletoren Zyrtare programin e Reformave Ekonomike për 2021-2025 ku parashikon 3 skenare për zhvillimin ekonomik të vendit.
Skenari më shumë pranë realizimit është ai i rritjes mesatare ekonomike në terma afatmesme prej 4.9% . Në 2021 5.5%, 4.8% në 2022, 4.5% në 2023,3.9% në 2024 dhe 4% në 2025.

Në skenarin më të mirë, Këshilli i Ministrave parashikon rritje prej 6% të zhvillimit ekonomik në vitin 2021, 5.3% në vitin 2022, 5% në vitin 2023, 4.4% në vitin 2024 dhe 4.5% në vitin 2025.
Skenari më i keq është ai ku ekonomia shqiptare nuk do të zhvillohet më shumë se 4% në vitin 2021, për të vijuar me 3.3% në vitin 2022, 3% në vitin 2023, 2.4% në vitin 2024 dhe 2.5% në vitin 2025.
Skenar që do të vështirësontë prakticitetin e reformave dhe do të pengonte uljen e nivelit të borxhit publik që momentalisht është 80% i PBB-së së vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje