Gati 1.8 milionë votues të Republikës së Maqedonisë do të vendosin nëse do të ndryshojnë emrin e vendit, në një referendum historik më 30 shtator. Sondazhet e fundit tregojnë se 57 për qind e qytetaravë mbështesin marrëveshjen e arritur nga kryeministrat Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, ndërsa 31.5 për qind janë kundër ndryshimit të emrit. Por pyetja kryesore është sa prej tyre do të votojnë?
Për të qenë i vlefshëm, referendumi kërkon një shumicë pjesëmarrësish prej 51 për qind. Partia opozitare VMRO-DPMNE u ka bërë vazhdimisht thirrje qytetarëve maqedonas që të bojkotojnë referednumin, në vend që t’u kërkojë që të votojnë “jo” në mënyrë që partia e tyre të mos radhitet në anën e gabuar të historisë. Një sondazh i publikuar këtë muaj sugjeron se kjo taktikë mund të funksionojë. Sipas anketimeve, vetëm 58 për qind e votuesve pritet të shkojnë drejt qëndrave të votimit të dielën. Edhe pse kjo nuk e zhvlerëson rezultatin, ai mund t’i zvogëlojë votat pro në 40.9 për qind dhe të vërë në dyshim vlefshmërinë e referendimit.
Tanmë për tani duket sikur qytetarët do të zgjedhin midis “po-së” dhe bojkotit. Dy skenarët që mund të turbullojnë qeverinë do të ishin ose një pjesëmarrje shumë e ulët, ose një mospërputhje masive midis po-ve dhe jo-ve.
Argumentet pro dhe kundër
Argumenti më i fortë i qytetarëve maqedonas për të aprovuar marrëveshjen më Athinën, është fakti se ajo do t’i hapë rrugën anëtarësimit të vendit drejt në Bashkimin Europian dhe në NATO. Por disa kundërshtojnë pakti , ër vetë faktin që po mbahet një referendum, duke vënë në dukje se asnjë republikë tjetër ish-Jugosllave nuk duhej t'i nënshtrohej këtij procesi.
Të tjerë kundërshtojnë emrin "Maqedonia Veriore", duke thënë se ai ndryshon identitetin e tyre. Sipas marrëveshjes, në pasaporta ata do të quhen "shtetas maqedonas të Republikës së Maqedonisë Veriore". Marrëveshja do të kërkojë më shumë sesa thjesht përditësimin e tabelave rrugore apo dokumentet në Kombet e Bashkuara. Riemërimi do të duhet të pasqyrohet në të gjithë shoqërinë maqedonase, nga emri i agjencive qeveritare deri tek pasaportat e tij, patentat e shoferëve dhe madje edhe në monedhën e saj zyrtare. Edhe pse marrëveshja përcakton se qytetarët do të vazhdojnë të quhen maqedonas, është e paqartë nëse mund të thuhet e njëjta gjë për çështje më të përditshme, siç është emri i domain-it të vendit apo edhe ekipet e tij kombëtare sportive.
Kur nisi bisedimet me Greqinë në janar, i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Mathjeu Nimetz i dorëzoi të dyja palëve një listë prej pesë emrash: Republika e Maqedonisë së Re, Republika e Maqedonisë së Epërme, Republika e Maqedonisë Veriore, Republika e Vardarska Maqedonisë dhe Republika e Maqedonisë së Shkupit.
Greqia ishte e gatshme të pranonte një nga katër të parat dhe qeveria në Shkup zgjodhi emrin e "Republikës së Maqedonisë Veriore" si më pak të diskutueshme. Disa votues kundërshtojnë gjithashtu edhe parashikimet e nenit 7, ku thuhet se “gjuha zyrtare dhe zakonet e tjera të ish-Republikës Jugosllave nuk lidhen me qytetërimin, historinë, kulturën dhe trashëgiminë greke.”
Jugosllavia u shpërbë në vitin 1991. Pse po zgjidhet çështja tani?
Athina dhe Shkupi nuk arritën të gjejnë një zgjidhje në vitet 1990 sepse Greqia nuk donte të pranonte një emër që përfshinte fjalën Maqedoni. Në vitin 1995, pas katër vitesh diplomacie të dështuar, të dyja palët arritën në një marrëveshje të përkohshme me anë të së cilës, Greqia njohu fqinjin e saj verior si ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (IRJM). Mes të viteve 2000, Greqia sinjalizoi gjithashtu gatishmërinë për të bërë kompromis me një emër të përbërë që përfshinte fjalën Maqedoni, por qeveria nacionaliste e VMRO-DPMNE-së nuk pranoi të ulej në tryezë.
Qeveria e Gruevskit u rrëzua nga pushteti në dhjetor të vitit 2016 dhe socialdemokratët e Zoran Zaev formuan një qeveri të re më 31 maj të 2017-ës. Ai dërgoi menjëherë në Athinë ministrin e Jashtëm Nikola Dimitrov, për të sinjalizuar se ishte i gadishtëm për të rifilluar bisedimet me Greqinë.
Çfarë do të ndodhë nësë referendumi kalon me sukses?
Referendumi i 30 shtatorit nuk është sfida e vetme. Pas miratimit të qytetarëve, ligjvënësit maqedonas do të duhet të miratojnë një amendament kushtetues për të pasqyruar ndryshimin e emrit, një proces që është me të vërtetë mjaft kompleks James Ker-Lindsay, një profesor i Shkollës Ekonomike të Londrës vuri në dukje se ndonëse ndryshimi i emrit ka mbështetjen e Zaevit, kryeministrit maqedonas dhe partisë së tij, Lidhjes Social Demokrate, ai kundërshtohet nga partia nacionaliste e opozitës, VMRO-DPMNE. Duke qënë se ka vetëm 68 vende në parlament, bashkë me BDI-në e Ali Ahmetit, partia e Zaevit do të ketë nevojë për mbështetjen e së paku 12 deputetëve të tjerë për të patur shumicën që nevojitet për miratimin e ndryshimeve. ” VMRO-DPMNE mund ta bllokojë marrëveshjen pavarësisht rezultatit të referendumit,” tha Ker-Lindsay. “Pyetja e madhe është nëse ata do të heqin dorë nga kundërshtimi dhe të resektojnë vullnetin e njerëzve?”
Por a do a do ta ratifikojë Greqia marrëveshjen nëse maqedonasit i thonë “po” referendumit? Kjo nuk do të jetë aq e lehtë, pasi grekët në përgjithësi kundërshtojnë çdo emër që përfshin Maqedoninë dhe disa parti politike nuk kanë gjasa të mbështesin marrëveshjen e arritur nga Tsipras. Kryeministri grek këmbëngul se u është përmbajtur të gjitha “vijave të kuqe” të Greqisë, por dokumenti ka gjasa të kundërshtohet nga disa parti. Theksojmë se protesta të mëdha u mbajtën në disa qytete greke këtë muaj, kundër marrëveshjes me Maqedoninë
Çfarë do të ndodhë nëse fiton “Jo-ja”
Ky referendum është konsultativ, prandaj rezultati i tij nuk është i detyrueshëm. Qeveria e kryeministrit Zaev ka sugjeruar se mund të përpiqet të ratifikojë marrëveshjen në parlament. Ndoshta atij do t’i duhet të shpallë zgjedhje të përgjithshme për të rritur shumicën e tij parlamentare, por kjo do të destabilizonte edhe më tej situatën në Maqedoni.
"Është pak e çuditshme që qeveria ka ndërmarrë fushata të mëdha në lidhje me marrëdhëniet me publikun dhe vizitat e personaliteteve të profilit të lartë, për të bindur votuesit të mbështetin referendumin, pasi Zaev tashmë ka thënë se votimi është thjesht konsultativ", tha Lindsey. "Është më tepër paradoksale që qeveria është e gatshme të marrë miratimin e publikut nga njëra anë dhe të marrë vendimin përfundimtar në parlament pavarësisht mënyrës se si votojnë qytetarët", shtoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.