Sociale

Reduktohet harta e përmbytjeve në Bashkinë e Shkodrës, nën ujë 1.020 ha tokë

Gazeta Si - Me përmirësimin e motit, harta e përmbytjeve në Bashkinë Shkodër është reduktuar, duke shkuar në 1.020 hektarë tokë të përmbytur, nga 1.350 që ishte të dielën.

Nga totali, në Njësinë Administrative Ana e Malit, 1000 hektarë janë të përmbytura, ndërsa në Njësinë Administrative Dajç janë 20 hektarë tokë bujqësore e përmbytur.

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 5.60, ka rënie me 40 centimetra me ditën e djeshme (kuota maksimale 7.50 metra).

Niveli i liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 8.10 metra, ka rënie me 25 centimetra me ditën e djeshme (kuota maksimale 8.70 metra).

Rruga e Obotit ka prezencë uji 15 centimetra, ka rënie me 55 centimetra me në ditë më parë dhe me vështirësi kalohet edhe me mjete të ulëta.

Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Në rrugën e Obotit po operojnë 1 mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.

Rruga Shirq-Darragjat nuk ka prezencë uji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë