Futboll

Redon Xhixha shpërthen në skenën e madhe, 2 gola për 3 minuta në Champions

Gazeta Si – Redon Xhixha, ish-sulmuesi i Tiranës, ishte protagonist në skenën e madhe sot në mbrëmje, në futbollin që vlen. Ai shënoi 2 gola në Champions për azerët e Karabagut, në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues ndaj polakëve të Rakov.

Xhixha, titullar në majën e sulmit të Karabag, barazoi rezultatin në pjesën e dytë nga 2-0 në 2-2. Dhe këtë e bëri brenda 3 minutash, herën e parë me një devijim të saktë me kokë dhe herën e dytë pas një devijimi me trup.

Raków Częstochowa 2-[2] Qarabağ – Redon Xhixha 75′
by u/4gjdtokurwa in soccer

Një dopietë që tregon qartë se Xhixha është në formën e tij më të mirë. Ai u zëvendësua në minutën e 82-të të ndeshjes, që u mbyll me fitoren 3-2 të polakëve, pasi në shtesë ata gjetën golin e 3-të. Megjithatë, 2 golat e Xhixhës e mbajnë Karabagun plotësisht në lojë për kualifikimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë