Gazeta Si – Redon Xhixha ka fituar trofeun e ‘Topit të Artë 2022’, kurse ‘Topin e Artë 2022 për femra’ e ka fituar Megi Doçi. Kjo e fundit ishte e vetmja që fitoi dy çmime, pasi ishte edhe golashënuesja më e mirë e kampionatit të shkuar. Eventi zhvillohet për herë të parë nga Federata Shqiptare e Futbollit dedikuar protagonistëve të vitit që shkoi dhe që pritet të bëhet traditë në vazhdim.
Trajneri më i mirë i vitit u shpall Orges Shehi, kampion me Tiranën, ndërsa ‘Këpucën e Artë’ e fituan Saliu Guindo i Laçit dhe Megi Doçi e Vllaznisë. Juxhin Xhaja u shpall arbitri më i mirë.

I pranishëm në mbrëmjen gala ishte trajneri i Kombëtares, Silvinjo. I ftuar special në këtë mbrëmje ishte edhe ish-futbollisti i njohur freancez, Kristian Karembë, kampion bote me Francën në vitin 1998.
Një çmim special ka fituar Vllaznia në futboll për femra, pas arritjes së madhe të kualifikimit në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Këtë çmim skuadrës shkodrane ia ka dorëzuar presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Altin Lala, ish-kapiten i Kombëtares, ishte ai që zbuloi formacionin më të mirë të vitit 2022, që ishte ky: Bekaj, Gurishta, Bitri, Najdovski, Hakaj, Mazrekaj, Matondo, Rrapaj, Xhixha, Seferi dhe Skuka.

Çmimet e më të mirëve të 2022-shit
Topi i artë për meshkuj: Redon Xhixha
Topi i artë për femra:Megi Doçi
Talentja e vitit: Rosela Vasa
Talenti i vitit: Simon Simoni
Këpuca e artë për femra: Megi Doçi
Këpuca e artë për meshkuj: Saliu Guindo
Trajneri i vitit: Orges Shehi
Arbitri i vitit: Juxhin Xhaja
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




