Gazeta Si – Fondi amerikan Redbird parakalon Investcorp dhe bëhet kandidat kryesor për blerjen e Milanit. Elliott mund të qëndrojë në klub si aksioner në minorancë. Konfirmohen Maldini dhe Masara.
Pas disa ditësh qetësie thuajse absolute, shitja e Milanit rikthehet fuqishëm në skenë. Ka një kthesë të fortë në zhvillimin e ngjarjeve. Amerikanët e RedBird Capital Partners janë të favorizuar ndaj Investcorp.

Fondi nga Bahreini u duk se kishte mbyllur gjithçka për blerjen e klubit kuqezi, pas takimeve të para. Por situata ka ndryshuar ditët e fundit.
Ditët e nxehta të titullit kampion kanë qenë të tilla edhe sa i takon shitjes së klubit. Janë tre faktorët vendimtarë. I pari është se RedBird e ka rriur ofertën nga 1 miliard në 1.3 miliardë euro.
Faktori i dytë është se struktura financiare e operacionit të prezantuar nga RedBird është më bindëse se ajo e Investcorp. Dhe kjo lë një fushë të lirë veprimi për fondin amerikan. E treta është se Investcorp i ka ngrirë tratativat me Elliott.
Oferta 1.18 miliardë euro nuk u vlerësua e mjaftueshme nga Elliott. Nyja kryesore në fakt nuk ishte shifra totale e operacionit, por modalitetet e kryerjes së tij.
Fondi Singer do të mbetej në klubin e Milanit si aksioner në minorancë. Një mënyrë kjo për të pasur vazhdimësi, edhe pse RedBird ka goxha eksperiencë në botën e sportit. Ndryshe nga Investcorp. Kështu mund të ketë një zë edhe në kapitullin e stadiumit.
The build-up continues: focus, passion and the desire to win 🔥
— AC Milan (@acmilan) May 19, 2022
Voglia, concentrazione e fame: continua l’avvicinamento a #SassuoloMilan 🔥 #SempreMilan @BitMEX pic.twitter.com/TOeD5Ycvoz
Firma me RedBird mund të vijë në fund të majit, ose në fillim të qershorit. I themeluar në 2014-ën, RedBird administron 6 miliardë dollarë kapital, mes shërbimeve financiare dhe botës së sportit.
Vitin e kaluar ka siguruar një pjesëmarrje prej më shumë se 10% në ‘Fenway Sports Group’ për 750 milionë dollarë. Për të pasur vazhdimësi në klub, nëse gjithçka mbyllet me sukses, do të konfirmohen edhe Maldini dhe Masara, dy nga drejtuesit e Milanit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




